FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Brdaric: Ndoshta e tepruam me festimin, Shkodra është krenare me ne!

Thomas Brdaric është shfaqur shumë i lumtur pas fitores kundër Kastriotit, që e Vllazninë sërish në krye të renditjes. Duke folur pas ndeshjes strategu gjerman u shpreh se ndoshta e kishin tepruar me festimin pas golit.

“Shumë rezultat i mirë, jemi të lumtur se fituam. Kastrioti është një ekip i mirë dhe ishte një ndeshje e vështirë. Gjithsesi në fund e merituam fitoren. Ishim shumë të përkushtuar nga fillimi në fund, ku morëm rezultatin. Duhet të reagonim dhe e bëri. Besoj se Shkodra është krenare për ne.

Festa para stolit të Kastriotit? E kuptoj zhgënjimin e tyre, pësuan në fund. Mundohem të jem fair, ndoshta e kemi tepruar me festimin. Ishte një gol në fund. Dua t’i kujtoj Kastriotit pjesën e dytë në Shkodër, që qëndronin shtrirë dhe ne nuk u ankuam aspak.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykimi në favor të Vllaznisë? Ka qenë njëlloj si në gjithë kampionatin. Nuk e di për penalltinë, s’kam parë raste të shumta të diskutueshme. Penalltia nuk ishte evidente”, tha në mbyllje trajneri i Vllaznisë, Thomas Bradric.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?