Brdaric: Nuk i kritikoj lojtarët, jemi në një situatë të vështirë!
Vllaznia pësoi një tjetër humbje kundër Tiranës 1-2 në shtëpi. Trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç u shpreh se Tirana luajti shumë mirë dhe i shfrytëzoi mundësitë që kishte.
“Problemi në ndeshjen e sotme, ishte që pas golit të shënuar ne e pësuam direkt dhe kjo na i ndërlikoi situatën. Ne dëshironim ta fitonim ndeshjen e sotme. Situata nuk është e mirë për ne. Ne jemi një ekip, me 11 lojtarë në fushë dhe mund të bënim edhe ndryshime, por Tirana luajti shumë mirë dhe i shfrytëzoi maksimalisht mundësitë e tyre.
Kur humbet ndeshjen, asnjëherë nuk është mirë. Ë njëjta gjë edhe sot. Ne jemi në një fazë të kampionatit. Duhet ta analizojmë humbjen e sotme dhe të përpiqemi të rregullojmë gjithçka në të ardhmen. 1 fitore në 6 ndeshjet e fundit? Këtu nuk flet askush për titullin, pasi një sezon më parë ishin për mbijetesë dhe tani shumë shpejt jemi në krye të renditjes. Unë nuk do i kritikoj lojtarët e mi.”, tha Brdariç.
KOHA JONË SONDAZH

