Brighton fiton thellë ndaj Chelsea-t në Premier League
Brighton ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj Chelsea-t, duke triumfuar me rezultatin bindës 3-0 në sfidën e javës së 34-t të Premier League, e zhvilluar në stadiumin Amex Stadium.
Skuadra vendase e nisi vrullshëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 4-t përmes golit të shënuar nga Ferdi Kadıoğlu, një realizim i hershëm që tronditi planet e londinezëve që në start.
Në pjesën e dytë, Brighton e thelloi epërsinë me golin e dytë të shënuar nga Jack Hinshelëood në minutën e 56-të, duke marrë kontroll të plotë të ndeshjes. Në kohën shtesë, konkretisht në minutën 90+1, Danny Ëelbeck vulosi fitoren me golin e tretë.
Nga ana tjetër, Chelsea nuk arriti të reagojë gjatë gjithë takimit, duke dështuar të konkretizojë rastet e krijuara dhe për të ngushtuar diferencën. Falë kësaj fitoreje, Brighton ngjitet në kuotën e 50 pikëve, duke zënë vendin e gjashtë në renditje, ndërsa Chelsea mbetet me 48 pikë në vendin e shtatë, duke komplikuar objektivat e saj për sezonin.
KOHA JONË SONDAZH

