Broja fut në “sherr” Evertonin dhe Chelsea-n, ja shkaku

Nuk ka qetësi për Armando Brojën. Dëmtimi i fundit në kyçin e këmbës, ka shtuar problemet për sulmuesin e Shqipërisë. Trajneri i Evertonit, David Moyes, deklaroi se po mendohet që të ndërpritet huazimi dhe lojtari të rikthehet te Chelsea, klub që ka kartonin e shqiptarit.

Megjithatë, nga kjo situatë e krijuar “Blutë e Londrës” nuk duken shumë të lumtur. “The Guardian” raporton se Chelsea kërkon nga Everton të paguajë të gjitha pagat e Brojës deri në fund të sezonit, sipas huazimit dhe asaj që ishte parashikuar në kontratë.

Chelsea pagoi rrogën e Brojës deri në muajin Dhjetor, kur ai u rikthye nga dëmtimi dhe pjesa tjetër i takon Evertonit, siç është parashikuar edhe në kontratë. Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare, për të parë nëse Broja do të mbetet tek Evertoni apo do të rikthehet te Chelsea.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?