Buffon flet pa “dorashka”: Finalja pa e fituar, nuk ka kuptim
“Nuk ka kuptim që të shkojmë në finale dhe të mos fitojmë. Duhet të fitojmë patjetër në Cardiff”, kështu është shprehur portieri dhe kapiteni i Juventusit, Buffon, pas ndeshjes ndaj Monacos.
Kapiteni i bardhezinjve do të luajë finalen e tretë të Championsit, pas asaj të humbur ndaj Milanit më 2003-shin dhe ndaj Barcelonës më 2015-ën. Buffon mendon se ka ardhur koha që Juventus të fitojë këtë trofe, i cili i mungon klubit që prej sezonit 1995-1996.
“Jam shumë i lumtur për këtë finale, sepse jemi një skuadër e madhe dhe do të riprovojmë për ta fituar. Jeta është e bukur për këtë gjë, sepse dy vite më parë të gjithë mendonin se ishte finalja e fundit në karrierën time. Duhet të besoni në ëndrrën tuaj deri në ditën e fundit”, ka thënë Buffon.
KOHA JONË SONDAZH

