FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Buffon: Ndoshta tërhiqem pas 4 muajsh, s’ka gjë të sigurt në jetë!

Juventusi po i gëzohet fitores ndaj Spezias dhe tashmë është përqendruar te ndeshja e kthimit me Porton në Champions League, një nga simbolet e skuadrës bardhezi, Gigi Buffon, por reflekton për të ardhmen dhe tërheqjen nga futbolli.

“Në kokën time ka vërtet një datë për tërheqjen, një kufi maksimal, i cili është qershori i vitit 2023, por nuk e përjashtoj mundësinë që kjo të ndodhë pas katër muajsh. Rinovimi në fund të sezonit? Kam mësuar se asgjë nuk është e sigurt në jetë …

Thonë se kur të arrish moshën time, rënia ndodh menjëherë dhe pritet nga momenti në moment. Nuk e besoj. Kam ndjesinë që rënia ime nuk do të jetë një kolaps i papritur. Jam një person që besoj fort në fat. Asnjëherë nuk i duhet se çfarë të pret, mbase ka një arsye duhej të kthehesha. Një fund i bukur historie për të shkruar. Duhet të jem i sinqertë, ka edhe një pjesë të kësaj që vjen egoja që kemi të gjithë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miqësia ime me Pirlo është shumë e hershme. Praktikisht, unë, Pirlo dhe Gattuso e njihnim njëri-tjetrin që nga viti 1993. Patëm fatin dhe aftësinë për të ndarë suksesin në Botëror. Besoj se trofeu i Kupës së Botës vulosi marrëdhënien tonë. Jo miqësinë tonë. Nuk gjykohet një miqësi duke fituar Kupën e Botës, por ajo e vulosi lidhjen tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Na dha një mirëkuptim që nuk mund të cënohet kurrë. Para njerëzve të tjerë, ai do të jetë gjithmonë “Mister”. Kjo ka të bëjë me rolin, respektin, inteligjencën. Për sa kohë që ne jemi këtu (tek Juvja), ai ka një rol dhe unë një tjetër. Kur të largohemi nga ky vend atëherë mund të jemi Gigi dhe Andrea”, deklaroi Pirlo në një intervistë për “The Guardian”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?