Buffon: Nuk dua ta fitoj Topin e Artë, dua që njerëzit të trishtohen kur të dal në pension

Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se nuk ka si qëllim të fitojë Topin e Artë, por të dëshmojë se meriton të luajë në ndeshje të mëdha dhe ta përfundojë karrierën duke i bërë njerëzit të trishtuar që po largohet dhe ta mbajnë mend gjatë.

Portieri legjendar zhvilloi një tjetër ndeshje fantastike ndaj Monacos duke mos lejuar prekjen e portës së tij në fitoren prej 2-0, dhe për më shumë e ka mbajtur të paprekur portën për 621 minuta në Ligën e Kampionëve.

Buffon

Swiss Digital Desktop Reklama

“Objektivi im është që gjithmonë të dëshmoj se meritoj të jem këtu dhe ta përfundoj karrierën në një gjendje kur njerëzit do të thonë se janë të pikëlluar që po dal në pension”, tha ai, shkruanh tg.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Njësoj siç thamë pas eliminimit të Barcelonës, objektivi është që të bëhemi më të mirë, prandaj punojmë dhe stërvitemi çdo ditë”, ka thënë Gigi për Mediaset Premium.

Buffon 3

Gazetarët e kanë pyetur Buffonin se a mund ta fitojë Topin e Artë pa e përfunduar karrierën.

“Nuk është diçka për të cilën mendoj e as që më mungon. Unë shpenzoj energji që të jem në formë dhe të paraqitem mirë në ndeshje të këtilla, që t’u shërbej bashkëlojtarëve”, është shprehur Buffon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?