Buffon: Sfida ndaj Shqipërisë do të jetë delikate dhe e rëndësishme

Gianluigi Buffon fitoi me Italinë e tij titullin kampion bote në vitin 2006. Tani me një rol drejtuesi në kombëtaren e kaltër, ish-portieri do të kthehet në Gjermani si kampion i Europës dhe me mision mbrojtjen e trofeut.

“Kthimi në Gjermani do të jetë i bukur, ashtu si fakti që tani jam shef i delegacionit i një grupi të shkëlqyer dhe një skuadre, që për mua është e një niveli shumë të lartë. Do të jemi protagonistë, sepse kështu kërkon historia jonë, për të mos thënë që na e imponon”.

Italia do ta nisë mbrojtjen e titullit kampion Europe pikërisht kundër Shqipërisë në sfidën e parë më 15 qershor në Dortmund. Duke njohur rivalët e tjerë të Grupit B, Bufon pret ndoshta jo ndeshjen më të vështirë, por atë më delikate.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të isha hipokrit po të thoja se kjo është ndeshja më e vështirë. Por me shumë mundësi do të jetë shumë delikate dhe e rëndësishme, pasi nisja në mënyrën më të mirë do të na bënte mirë të gjithëve”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Italia ka nisur përgatitjet për finalet e Euro 2024, ndërsa trajneri Luciano Spalleti ka grumbulluar 31 lojtarë në listën paraprake.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?