Buffon tregon pse e ndërroi fanellën me Mbappen: Kur isha i ri e urreja faktin që…

Portieri legjendar i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka treguar se pse e ka ndërruar fanellën me talentin e madh të Monacos, Kylian Mbappe.

Juventusi fitoi 2-0 në fushë të huaj, në një ndeshje që Buffon tregoi formë të lartë.

“E kam ndërruar fanellën me Mbappen pasi kur unë kam qenë i ri askush nuk dëshironte ta ndërronte me mua dhe këtë gjë e urreja”, ka thënë Buffon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Portieri italian është në një formë të jashtëzakonshme këtë sezon, ku deri më tani në Ligën e Kampionëve ka pësuar vetëm dy gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndeshja kthyese mes Juventusit dhe Monacos zhvillohet të martën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?