FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Calabria operohet në gju, 1 muaj jashtë fushave të lojës

Davide Calabria është operuar në gju, sikurse edhe njoftuan ditën e djeshme mediat në Itali. Mbrojtësi i Milanit do të mungojë për kuqezinjtë për të paktën 30 ditë, sikurse edhe ka njoftuar klubi kuqezi.

“Milan njofton se Davide Calabria iu nënshtrua një operacioni për të zgjidhur problemin në meniskun e gjurit të tij të djathtë. Operacioni i kryer në klinikën La Madonnina nga dr. Roberto Pozzoni kaloi me sukses. Koha e rikuperimit vlerësohet të jetë rreth 30 ditë”, shkruan Milani mes të tjerash.

Calabria ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit dhe ndalet në një moment delikat të sezonit. Trajneri Stefano Pioli do të duhet të mendojë për të tjera zgjidhje në krahun e djathtë të mbrojtjes, me Contin që tashmë do të ketë më shumë hapësira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?