Capello: Asnjëherë s’kam parë si Lazio, ti nënshtrohet kaq shumë Bayernit!

Bayerni fitoi me një lehtësi të frikshme sfidën e parë të 1/8-ve ndaj Lazios në Champions League, me shifrat 1-4. Ish-trajneri i njohur Fabio Capello, tashmë në rolin e analistit dha përshtypjet e tij.

“Lazio pagoi shanset që nuk i shfrytëzoi në fillim. Le të mos flasim në lidhje me gabimet mbrojtëse; ne e dimë cilësinë dhe vendosmërinë e gjermanëve. Më bëri përshtypje fakti që kur “shtypej” mbrojtja bardhekaltër, ia jepnin topin portierit Reina dhe ai, zakonisht shumë i mirë për të luajtur me këmbë, kurrë nuk tregoi qetësi.

Presioni i Bayernit është mirë të shihet, por mbase ndonjëherë ishte më mirë të hidhej topi i gjatë. Nga të gjitha ndeshjet e Bayernit që kam parë, asnjë skuadër nuk ka pasur kaq vështirësi sa Lazio. A është krejt futbolli italian në vështirësi, kur përballet në Champions? Kjo lojë më bën ta mendoj”, deklaroi strategu italian.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?