Cappello “bekon” Allegrin për Milanin: Kush e cilëson futbollin e tij të tejkaluar, s’merr vesh nga ky sport

Conceicao me shumë mundësi do të largohet nga drejtimi i Milanit. Një nga emrat më të përfolur për ta zëvedësuar është Massimiliano Allegri. Për këtë çështje, Fabio Capello dha mendimin e tij në “Gazzetta dello Sport”.

Ai foli mbi mundësinë që Allegri të rikthehet te kuqezinjtë: “Si do ta shihja atë dhe Paratici sërish bashkë? Mirë, sepse kanë punuar tashmë së bashku. Secili e njeh mirë tjetrin, me të mirat dhe të metat e veta. Dyshja e tyre funksionoi për mrekulli te Juventusi.

Nëse ideja, me të cilën jam dakord, është të krijohet një Milan më italian, atëherë kjo është zgjedhja e duhur. Nga trajnerët italianë të lirë në treg, Max është më i miri. Është një fitues dhe e njeh mirë Milanellon, si edhe skuadrën, pasi e ka përballur deri një vit më parë si kundërshtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Max nuk mund të vihet në diskutim. Nuk është trajner spektakolar, por rezultatet flasin për të. Dhe kush mendon se futbolli i tij është i tejkaluar, thjesht nuk kupton shumë nga ky sport”, deklaroi Capello.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?