Carvajal dëmtohet sërish, pritet të qëndrojë dy muaj jashtë fushave

Nuk ka qetësi për Dani Carvajal. Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit është dëmtuar sërish gjatë “El Clásico”-s ndaj Barcelonës, duke pësuar një problem serioz në gjurin e djathtë.

Sipas raportimeve nga Spanja, lojtari spanjoll do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik, ndërsa periudha e rikuperimit pritet të zgjasë nga 6 deri në 10 javë.

Ky është një tjetër lajm i keq për trajnerin Xabi Alonso, i cili humbet një prej lojtarëve më me përvojë dhe më të rëndësishëm në prapavijë, në një moment delikat të sezonit si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Carvajal ka qenë shpesh i penguar nga dëmtimet në vitet e fundit, dhe ky episod e detyron Realin të mendojë për zgjidhje alternative në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?