FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Casmeiro i jep fitoren Realit ndaj Valladolid, shkon në -3 nga Atletico (VIDEO)

Real Madrid përfiton nga humbja e Atleticos duke rihapur betejën për titullin kampion. Skuadra e Zidane mori një fitore me shumë vuajtje 1-0 në transfertën ndaj Valladolid teksa tashmë e shohin veten 3 pikë larg Los Colchoneros, të cilët kanë dhe një sfidë për të rikuperuar.

Mariano Diaz shënoi dy herë për madrilenët në 45-minutat e para, por në të dyja rastet në pozicion jashtë loje, ndaj dhe u anuluan. Në minutën e 65-të, Toni Kroos kroson në zonë, atje ku Casemiro kërcen më lart se të gjithë për ta dërguar topin në rrjetë. Braziliani është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit madrilen pas Benzema.

Valladolid krijoi mundësi shënimi, por Courtois veçanërisht në fraksionin e parë bëri disa ndërhyrje fantastike, duke i dhënë një ndihmë të madhe skuadrës së tij. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?