Cerezo: Messi nëse dëshiron të luash me Suarez, eja te Atletico!

Lionel Messi mbeti shumë i zhgënjyer nga vendimi i drejtuesve të Barcelonës për të larguar Luis Suarezin, mikun e tij të madh. Por ka një mënyrë për ta parë “Pleshtin” sërish në një skuadër me uruguaianin.

Presidenti i Atleticos së Madridit, Enrique Cerezo, i bën ftesë 6 herë fituesit të Topit të Artë t’u bashkohet “Los Colchoneros”. Sigurisht, diçka e tillë mund të ndodhë pas një viti.

“Në jetë, nëse doni diçka… Nëse Leo Messi dëshiron të luajë me Luis Suarezin, i them atë shprehjen e ëmbëlsirave: Lëre të kthehet në shtëpi për Krishtlindje! Me dëshirë, gjithçka është e mundur. Nënshkrimi i Suarezit shkoi në mënyrë perfekte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bartomeu është një mik i mirë dhe një president i shkëlqyeshëm. Për momentin, gjërat nuk po shkojnë mirë te Barcelona, por ai ka vepruar ashtu siç është dashur të veprojë, asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Nënshkrimi nuk ishte i vështirë, Suarez po luan aty ku dëshironte të luante”, deklaroi Cerezo për “Cadena Cope”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?