Chelsea bën “paqe” me United, City edhe më pranë titullit (VIDEO)
Chelsea dhe Manchester United janë ndarë në paqe 0-0 në super duelin e kësaj fundjave në Premier League. Ndonëse një ndeshje e shumë luftuar dhe e shumëpritur nga tifozët e lojës më të dashur me top, ky takim përfundoi me rrjeta të paprekura.
Ekipet lanë pak hapësira në fushën e lojë dhe rastet për shënim ishin të pakta, por duhet theksuar se të dyja vinin të lodhura pas përballjeve që kishin në mesjavë në arenën ndërkombëtare.
Ky barazim, megjithatë nuk i shërben asnjë prej ekipeve, duke bërë që Manchester City të vijojë i pashqetësuar me 12 pikë para United.
KOHA JONË SONDAZH

