Chelsea i Maresca-s i papërmbajtshëm, fitore spektakolare ndaj Tottenhamit

Chelsea vijon formën e jashtëzakonshme në Premier League, duke marrë një tjetër fitore spektakolare 4-3 ndaj Tottenham. Sfida në fakt nisi në “malore” për Blutë e Londrës” që u gjendën në disavantazh të dyfishtë pas 11 minutash. Në të dyja rastet Cucurella rreshket, ndërkohë që Solanke dhe Kulusevski shënuan.

Chelsea rihapi ndeshjen me Sanchon në minutën e 17-të, ndërkohë që në pjesën e dytë Palmer ishte protagonist me një dopietë nga dy 11-metërsha. Enzo Fernandez shënoi golin tjetër në këtë duel, ndërkohë që Son shënoi në shtesë golin e tretë për “Spursat”.

Ekipi i Maresca-s për herë të parë në këtë sezon ngjitet në vendin e dytë me 31 pikë, 4 më pak se Liverpooli, që ka dhe një sfidë për të rikuperuar ndaj Everton. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?