FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Chelsea i Tuchel ngec ndaj Southampton, goli i Mount nuk mjafton (VIDEO)

Chelsea i jep fund ecurisë së fitoreve, teksa sot nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Southampton në transfertë. Skuadra londineze edhe pse dominoi në pjesën e parë, do ta mbyllte në disavantazh.

Në minutën e 33-të, Minamino përfiton mjaft mirë nga një kundërsulm duke realizuar me një qetësi fantastike në portën e Bluve. Reagimi i Chelsea-t do të vinte në fillimin e pjesës së dytë. Mason Mout do të tregohej i saktë nga pika e bardhë.

Në minutat e mbetura skuadra e Tuchel kërkoi me ngulm golin, por që nuk do të vinte. Chelsea mban vendin e katërt me 43 pikë pas 25 javësh, ndërkohë që Southampton gjendet e 13-ta me 30 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?