Chelsea shkatërron me 5 gola West Ham në derbin e Londrës

Chelsea mori një fitore spektakolare 5-0 në derbin e Londrës kundër West Ham. Vendasit hapën llogaritë e takimit në minutën e 15 me anë të Cole Palmer, që shënoi golin e 21-të personal.

Ndërkohë, në të 30-tën, “Blutë e Londrës” realizuan sërish me anë të Connor Gallagher. Vetëm 6 minuta më pas radhën për të festuar e pati Noni Madueke që nga fare pranë portës nuk e pati të vështirë për të realizuar me kokë.

Në pjesën e dytë, vendasit gjetën edhe golin e katërt me anë të Jackson që shfrytëzoi asistin e Maduekes. Sulmuesi Jackson shënoi në të 80-tën edhe golin e dytë personal, një gol që kërkoi edhe konfirmimin nga VAR.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chelsea ngjitet në kuotën e 54 pikëve në vend të shtatë ndërsa Ëest Ham mbetet me 49 pikë në vend të nëntë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?