Chiellini: Jam i lumtur që Shqipëria arriti të kualifikohej për Euro 2024

Giorgio Chiellini ka komentuar shortin e Italisë për Euro 2024, duke e konsideruar ekipin kuqezi si një ekip “mik”. Ai u shpreh i lumtur që Shqipëria arriti të siguronte pjesëmarrjen në Euro 2024, duke thënë se ka shumë miq shqiptarë.

“Shqipëria është miku ynë më i madh me të cilin përballemi. Jemi shumë të lumtur që ata hynë në Euro. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe ata e meritojnë këtë. Ne duhet ta respektojmë këtë”.

Chiellini është shprehur optimist se Italia do të dalë nga grupi i cilësuar si grupi më i fortë i Euro 2024, pavarësisht se situata duket pesimiste për “azzurët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?