Chiellini ndërpret kundërsulmin, tifozët festojnë si të kishte shënuar
Sporti E Hënë, 8 Gusht 2022 21:27
Giorgio Chiellini, i cili këtë verë la Juventusin për të nisur një aventurë të fundit në karrierë në SHBA, me Los Angeles, u bë protagonist i një aksioni qesharak.
Mbrojtësi italian vendosi që të ndërpriste një kundërsulm të kundërshtarëve duke kapur me duar një top të gjatë. Sapo e bëri diçka të tillë, tifozët nisën të brohorisnin njësoj sikur të kishte shënuar.
Arbitri e ndëshkoi me të verdhë, ndërkohë që lojtarët e Salt Lake kërkonin të kuqin.
Lojtës Videosh
00:00
00:00