Chiellini tregon finalen e Cardiff-it: Ishim shumë të lodhur, Mandzukic mezi ecte!
Tri vite pas finales së Cardiff-it, Giorgio Chiellini përpiqet të sqarojë se çfarë ndodhi gjatë finales së fundit të Champions-it, të humbur nga Juventusi kundër Real Madridit. Kapiteni bardhezi konfirmon rënien e madh fizike në njërën pjesë loje.
“Asgjë e bujshme nuk ndodhi. Ne thjesht ishim të lodhur. Pse do të na duhej të ziheshim mes veti menjëherë pasi arritëm finalen? Për çfarë qëllimi? Ne nuk po humbnim 3-0, ndaj në çdo rast sherri në dhomat e zhveshjes nuk do të kishte kuptim. Ne jemi rikthyer në dhomën e zhveshjes shumë të lodhur. Mandzukic thuajse mezi ecte, Pjanic të njëjtën gjendje, ndërsa trajneri po fliste. Ne kishim një frymë të përbashkët, asgjë nuk ndodhi, përveç argumenteve që dhamë. Ideja ishte si të qëndrojmë në këmbë, edhe pse pritej situatë e vështirë.
Atë kohë unë isha vërtet i bindur se do të fitonim Ligën e Kampionëve: Një muaj më parë ishim qartësisht më të fortët në Europë. Fatkeqësisht, finalet vijnë gjithmonë shumë vonë për ne. Gjëja më e keqe është se nuk ishim në gjendje ta menaxhonim lojën. Pas golit të dytë, të pësuar në atë mënyrë, ne menduam se tashmë kishte mbaruar gjithçka. Unë i pari dhe kjo nuk ishte fort e mirë. Sepse, në futboll gjithçka përfundon plotësisht kur bie tri herë bilbili i gjyqtarit. Megjithatë, ne rrezikuam, mund të shënonim gola dhe, nëse do të kishim sukses, gjithçka do të ishte rihapur, sepse Reali mund të humbasë brenda një momenti”, zbulon Chiellini.