Chiellini: Unë dhe Buffon nuk do të jemi problem për Juventusin!

Gjatë një intervistë të dhënë për “Sky Sport”, Giorgio Chiellini ka folur për të ardhmen, teksa një nga temat ka qenë dhe kontrata e tij që përfundon në fund të muajit qershor.

“Në periudhën kur isha në Kombëtare dukej si një problem dhe flitej për faktin nëse unë dhe Gigi kishim rinovuar apo jo. Por kjo gjë nuk është e vërtet, nuk ka ekzistuar asnjë problem, nuk kemi qenë asnjëherë dhe s’do të jemi. Me shumë ndershmëri, është një merkato fantazish”, tha mbrojtësi.

Chiellini mbush 37 vjeç më 14 gusht, dhe për momentin ka vetëm një siguri: “Me asnjë fanellë tjetër, me gjithë respektin që kam nuk luaj më në Itali, në Europë nuk jam i sigurt. Sfida me Atalantën? Jemi të përqendruar te Zapata, Muriel dhe Malinovskyi, ndaj dhe mendoj vetëm për t’u qëndruar pas”. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP