City “blindon” Erling Haaland deri në vitin 2034
Manchester City blindon yllin më të çmuar që kanë në skuadër, Erling Haaland, dhe jo me një kontratë të thjeshtë rinovimi, por me një super kontratë që do ta mbajë të lidhur me Manchester City deri në 2034.
Mediat angleze shkruajnë se Haaland dhe City kanë gjetur akordin total për kontratën e re, e cila do të jetë e vlefshme për 9 vite e gjysmë në të ardhmen.
Haaland mund të largohet nga Manchester City vetëm pas vitit 2029, ky është detaji i përfshirë në kontratë, por klubet e interesuara duhet të paguajnë klauzolën e tij të largimit, e cila për momentin nuk është bërë ende publike.
KOHA JONË SONDAZH

