City i derën Realit, rinovon me Sterling për 15 milionë paund në sezon

Rahem Sterling ka zgjatur kontratën me skuadrën e Manchester City-it deri në vitin 2023, teksa do të përfitojë më shumë se 300 mijë paund në javë. “Qytetarët” janë në negociata me të që në sezonin e kaluar, por vetëm në javët e fundit kanë arritur që të gjejnë gjuhën e përbashkët, duke i dhënë 15 milionë paund në sezon.

23-vjecari së fundmi ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm te Real Madrid, por ai ka vendosur që të qëndrojë në Premier League.

“Jam i lumtur që nënshkrova. Aventura ime këtu ka qenë e pabesueshme. Ndihem se cdo minutë që kaloj këtu, është gjëja më e mirë që bë. Kam një marrëdhënie fantastike këtu me shokët e ekipit dhe stafin drejtues që më ndihmojnë të përmirësohem”, është shprehur sulmuesi anglez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sterling erdhi në vitin 2015 nga Liverpooli, teksa këtë sezon është në një formë të shkëlqyer duke shënuar 7 gola në 14 ndeshje në total. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?