FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City merr fitoren e 21-të radhazi, mund me “poker” Wolves (VIDEO)

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet, pasi mbrëmjen e sotme mposhti Wolves me rezultatin 4-1, duke qenë suksesi i 21-të radhazi në të gjitha kompeticionet.

“Qytetarët” dominuan totalisht në “Etihad Stadium”, teksa sfida u zhbllokua në minutën e 15-të, kur mbrojtësi i Wolves, Dendocker shënoi në portën e tij. Miqtë provuan të reagojnë dhe barazuan me Coady në minutën e 61-të, por nuk arritën të ruajnë këtë rezultat.

Kjo pasi në minutat e fundit u bë protagonist sulmuesi brazilian Gabriel Jesus, që shënoi dy herë në minutat 80-të dhe 94-t, ndërsa mes tyre gjeti rrjetën edhe Mahrez, duke vulosur fitoren 4-1.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manchester City hedh një tjetër hap drejt titullit kampion, pasi kryeson me 65 pikë, e ndjekur nga Manchester United me 50 pikë, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?