FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

City nga një tjetër “planet”, merr fitoren e 20-të radhazi (VIDEO)

Manchester City nuk ka ndërmend të ndalet. Skuadra e Pep Guardiolës ka marrë fitoren e 20-të radhazi në të gjitha kompeticionet.

Citizens siguruan suksesin e radhës në Premier League, këtë herë 2-1 përballë West Hamit në “Etihad”, ku loja mbeti e hapur deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit, që sanksionoi suksesin e ekipit të Pep Guardiolës.

Takimi u zhbllokua pas 30 minutave lojë nga portugezi Ruben Diaz, që shfrytëzoi në maksimum asistin e Kevin de Bruyne. “Hammers” gjithsesi u kundërpërgjigjen brenda pjesës së parë me golin e Antonios, duke shkuar me moral të lartë në dhomat e zhveshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Golin e fitores për Manchester City-n e realizoi Stones në minutën e 68-të, pas një asisti nga Mahrez. Skuadra e Guardiolës mban kryesimin me 62 pikë, 13 më shumë se United.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?