Conte: Atalanta ekip i vështirë, por e kemi studiuar mirë!
Interi do të ketë një ndeshje shumë të vështirë të hënën në mbrëmje ndaj Atalantës. Trajneri Antonio Conte doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për ndeshjen ndaj bergamaskëve, duke i cilësuar ata një kundërshtar mjaft i komplikuar. Ai theksoi se e ka gati planin se si mund të frenojë ekipin e Gasperinit.
“E dimë që do të luajmë përballë një skuadre që mund t’i krijojë probleme kujtdo. Gasperini punon te Atalanta prej disa vitesh dhe ka ndërtuar një skuadër shumë të fortë, ndaj të cilëve është e vështirë të përballesh. Megjithatë ne jemi gati të bëjmë maksimumin në fushë dhe shpresoj që të marrim maksimumin e pikëve.
E kemi studiuar mirë ndeshjen, por përballemi për herë të 4-t që kur jam unë këtu dhe të dy palët e njohim mirë njëri-tjetrin. Për të shkuar te suksesi, duhet të bindësh lojtarët të sakrifikojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në të dy fazat. Edhe nesër do të fitojë skuadra që do të sakrifikojë më shumë në fushë”, u shpreh Conte.
KOHA JONË SONDAZH

