Conte i përgjigjet Eriksen: Të gjitha zgjedhjet i bëj për të mirën e Interit!

Christian Eriksen dëshiron të jetë në formacionin bazë të Interit, por Antonio Conte vijon të mendojë se ai nuk e merkaton ende fanellën për ta nisur nga fillimi. Trajneri i zikaltërve në një intervistë të gjatë për “Gazetta dello Sport”, ka analizuar situatën e danezit.

“Eriksen dëshiron të luajë më shumë? Të gjitha zgjedhjet që bëj janë gjithmonë dhe vetëm për të mirën e Interit, jo për interesin e lojtarëve të veçantë. Vidal? Është lojtar i shkëlqyeshëm, ai gjithmonë di çfarë të bëjë në fushë. Do t’i duheshin dy javë  të plota stërvitje për të kapur formën maksimale, por ai po luan vazhdimisht gradualisht po arrin aty ku duhet.

Trajnerët nuk janë kurrë plotësisht të kënaqur, nuk e dini? Nuk do të gjeni një, më besoni… Secili prej nesh ka një situatë për të rregulluar, një rol që ai donte të mbulonte ndryshe, disa lojtarë me cilësi të tjera t’i përshtatur. Ishte një merkato e vështirë për të gjithë. Edhe në blerjet edhe në shitjet. Detyra ime është të punoj dhe të përmirësoj skuadrën që më vihet në dispozicion”.

Presidenti Zhang? Është një person jashtëzakonisht i përgatitur, i vendosur dhe i sinqertë. Interi tani është pjesë e jetës së tij, madje edhe në një moment si ky në të cilin ai duhet domosdoshmërish të kalojë më shumë kohë në Kinë e ndiejmë mbështetjen e tij”, u shpreh Eriksen.

SHKARKO APP