FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte: Ibra në Sanremo? Shpresoj “të këndojë” Lukaku në San Siro

Pasi u ngjit në krye të Serisë A, Interi duhet të ruajë vendin e parë kundër Milanit. Antonio Conte në konferencën për shtyp në prag të kësaj supersfide është shprehur se zikaltrit do të kërkojnë fitoren dhe ruajtjen e kreut.

“Do të jetë një derbi ndryshe nga vitet e kaluara, sepse kësaj radhe do të jetë një sfidë e rangut të lartë. Dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën si kryesuese. Derbi duhet të fitohet për të konsoliduar kryesimin.

Jemi duke punuar për të ndërtuar diçka të rëndësishme dhe për të vazhduar rrugën tonë të rritjes. Ne e dimë që do të përballemi me një ekip të shkëlqyer dhe se duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyeshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si ndalet Ibra? Me punën në ekip dhe duke bërë sa më pak gabime. Ne e dimë që ai është i fortë dhe se po i jep shumë Milanit. Në përballjen e kaluar na shënoi, por nuk është e sigurt që ai do të shënojë përsëri. Përtej Ibrahimovicit, ne do të duhet të përpiqemi ta fitojmë derbin. Ibra në Sanremo? Shpresoj që në ‘San Siro’ të këndojë Lukaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani, kemi luajtur çdo tri ditë, kemi luajtur gjithashtu në gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventusit dhe menjëherë më pas kemi shkuar për të luajtur në Firence. Mund të flasim për avantazhet dhe disavantazhet, por diferenca bëhet në fushë. Thjesht duhet të jemi të përqendruar dhe fakti që nuk luajmë të martën apo të mërkurën duhet të na nxisë që të punojmë edhe më shumë”, deklaroi Conte.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?