FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Conte: Kujdes nga Parma, duhet të jemi edhe më cinik!

5 fitoret radhazi e kanë dërguar Interin në krye të renditjes në Seria A. Skuadra zikaltër nuk mund t’ia lejojë vetes një ndalesë në sfidën e radhës në kampionat kundër Parmës. Trajneri Conte në konferencën për shtyp para ndeshjes është shprehur se lojtarët e tij kanë edhe 14 finale deri në fund të kampionatit.

“Na pret një ndeshje e vështirë, në këtë 1 vite e gjysmë në krye të Interit, kemi arritur të fitojmë vetëm një herë ndaj tyre dhe kemi marrë dy barazime. Kanë elementë me eksperiencë dhe me kualiteti, si dhe një trajner të shkëlqyer si D’Aversa. Duhet të kemi kujdes dhe të luajmë në ritmin e duhur. Ku duhet të përmirësohet Interi? Në fazën e shënimit duhet të jemi më preciz dhe vendimtar, sepse krijojmë shumë raste për gol.

44 pikë nga 51 të mundshme? Në kampionatin italian bëhet e vështirë nëse lë pikë rrugë. Duhet të ruajmë një ritëm të mirë, çdo ndeshje nga tani duhet të jetë si një finale. Sa më shumë afrohet fundi, atëherë ka edhe më shumë ndikime nga jashtë”, deklaroi Conte. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?