“Corriere dello Sport” analizon ndeshjen e Italisë

“Corriere dello Sport” ka bërë një analizë të shkurtër për ndeshjen e Italisë me Shqipërinë. Ndërsa nuk i kursen kritikat ndaj “axurrëve” lojën e të cilëve e quan të shëmtuar, gazeta akuzon arbitrin se u mohoi një penalti në prekjen me dorë të Veselit brenda zonës.

“Pas gabimeve të vazhdueshme të të dyja skuadrave që luanin në kundërsulm erdhi goli i Candreva në minutën e 73-të. Spinazzola krosoi dhe e gjithë mbrojtja e Shqipërisë doli blof duke lënë të zbuluar Candreva që nuk i mbeti veçse ta çojë topin pas krahëve të Berishës që ndodhej pak hapa larg.

Por Shqipëria nuk u dorëzua. Por problemi për kombëtaren e Panucci mbetet i njëjti duke mos pasur një “snajperist” brenda në zonën e kundërshtarëve duke tentuar të zvarritet pas golit të “axurrëve”. Të zotëve të shtëpisë nuk u mjaftoi as ndërrimi i modulit në fund të ndeshjes duke kaluar me 2 pyka në sulm. Sot Buffon mund të flejë i qetë” – e mbyll Corriere Dello Sport.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?