FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Coutinho bie dakord me Liverpool, ja ku do të transferohet në qershor

Philippe Coutinho duket se është shumë afër transferimit te Barcelona. Në fakt, sipas “Sunday Mirro”, ish-lojtari i Inter ka kërkuar garanci nga ana e Liverpool për t’u transferuar pa probleme te klubi katalanas në merkaton e verës dhe të mos krijojë një kaos në atë të janarit.

Në këtë mënyrë, klubi anglez do ta ketë lojtarin në dispozicion deri në muajin qershor dhe të gjitha palët do të ishin të kënaqura. Verën e kaluar “Të Kuqtë” kanë refuzuar një ofertë prej 130 milionë eurosh të bërë nga katalanasit në ditën e fundit të merkaton, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë verën e ardhshme,shkruan telesport.

Gjithmonë nëse nuk do të ketë një ndërhyrje të Paris Saint-Germain, që ka shprehur gjithashtu interes për brazilianin, i cili do të formonte një dyshe ëndrrash me Neymar në Paris.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?