Covid-19 pushton dhe Seria A, shtyhet një ndeshje e kampionatit

Covid-19 po përhapet me ritme të shpejta edhe në Itali. Pas Premier League, edhe në Serinë A ka nisur shtyrja e përballjeve. Salernitana nuk ka udhëtuar në Udine për transfertën e radhës. Shkak për këtë është bërë se në skuadër kanë rezultuar dy nga futbollistët pozitiv me koronavirus.

Në njoftimin zyrtar, emri i lojtarëve nuk bëhet i ditur, mirëpo, siç theksohet, pas këtij lajmi të gjithë futbollistët e tjerë do t’i nënshtrohen testeve të shpejta.  Federata Italiane e Futbollit e ka mirëpritur këtë vendim dhe ka dhënë lejen e saj që dueli të shtyhet, për të shmangur në këtë mënyrë rrezikun.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?