Cucurella mban fjalën e dhënë për fitoren e Europianit, lyen flokët me të kuqe

Mbrojtësi i Spanjës, Marc Cucurella e ka mbajtur fjalën e dhënë. Ai kishte premtuar: “Nëse Spanja fiton Europianin, do t’i lyej flokët me të kuqe”.

Cucurella-s iu desh ta mbante fjalën. Pak më parë, mbrojtësi i Chelsea publikoi disa fotografi në rrjetet sociale në të cilat tregon pamjen e re të flokëve të dendur kaçurrela, tashmë me ngjyrë të kuqe.

Cucurella ishte një nga zbulimet e Euro 2024, turne që u fitua nga skuadra e Luis de la Fuente pas një ecurie fantastike. Ai ka qenë gjithmonë titullar dhe protagonist, teksa gjermanët janë më të mërziturit me të, pasi preku një top me dorë, që nuk u akordua 11-metërsh nga Taylor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?