FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Daja: Barazimi ndaj Vllaznisë na jep garanci, terreni jo i përshtatshëm në Ballsh

Partizani do të kërkojë rikthimin te fitorja në sfidën e javës së 18-të që do ta luajë ndaj Bylisit. Trajneri Ilir Daja doli në konferencë për shtyp foli për merkaton e bërë nga klubi i tij gjatë janarit, si dhe për rivalin.

“Të gjithë e dimë se merkatoja e janarit nuk ofron shumë mundësi. Megjithatë, ne kemi shtuar rivalitetin në sulm dhe në mesfushë, ku ishim më mirë në organikë. Deshëm të fokusohemi te mbrojtësit, por nuk kemi rënë dakord me stafin dhe drejtorin e përgjithshëm për afrimet.

Kemi afruar lojtarë, por do të ishim më të qetë nëse do të dublonim pozicionet, çka nuk e kemi bërë akoma edhe pas merkatos. Çdo përballje, në të tilla kushte atmosferike, që degraduan edhe fushën e stadiumit të Elbasanit, më të mirin në Shqipëri për sa i përket fushës dhe ambientit, është e vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Na pret një terren jo i përshtatshëm në Ballsh, kështu që duhet të përshtatemi me të dhe të ndryshojmë manovrën. Bylisi është kundërshtar, që ka ndryshuar në merkaton e dimrit. Do ta studiojmë edhe gjatë lojës dhe do të mundohemi të luajmë me shpirt dhe sakrificë, për të marrë fitoren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përderisa është mbyllur merkatoja, do të thotë se të gjithë skuadrën e kemi në dispozicion. Ndodh ndryshe vetëm nëse për secilin lojtar, jo vetëm për Brojën do të vijë një ofertë, që do të plotësonte kushtet e klubit. Do të ndiheshim të plotësuar nëse vjen një ofertë e tillë.

6 vite pa fituar në Ballsh? Kjo është statistikë, ashtu siç Bylisi ka disa ndeshje pa fituar, çka e vështirëson akoma më shumë marrjen e 3-pikëshit. Statistikat janë për t’u interpretuar, por çdo ndeshje ka specifikën e vet. Ne dhe Bylisi kemi ndryshuar, kështu që shpresoj që kjo statistikë të mos jetë më pas ditës së nesërme. Ne do t’i marrim me vete lojtarët e afruar së fundi për t’u përshtatur me grupin, por nuk e dimë nëse do të luajnë apo jo.

Ne si staf nuk duam të shkojmë te gjobat për shkak të kartonëve. Duam të minimizojmë kartonët, sepse na penalizojnë mungesa si ato të Bitrit dhe Asanit. Nëse do t’i kishim në dispozicion, do të na ndihmonin shumë të fitonim nesër. Barazimi me Vllazninë na jep garanci për vazhdimësinë, sepse na tregoi se kemi potencialin e nevojshëm për të bërë mirë. Nëse shohim Vllazninë sot, ne nuk e arrijmë qëllimin tonë. Sido që të dalin rivalët tanë, s’do të mund t’i tentojmë objektivat pa bërë si duhet punën tonë”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?