Daja: Luajmë kundër mbrojtës më të mirë, ta harrojmë eliminim në Kupë!
Trajneri i partizanit, Ilir Daja doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes me Teutën. Strategu i njohur u ka kërkuar futbollistëve që ta harrojnë eliminimin në Kupë dhe të mendojnë vetëm për kampionatin.
“Vijmë pas dy ndeshjeve mjaft të mira, qoftë në derbi në kampionat, qoftë në Kupë ndaj Laçit, ku dominuam dhe u shfaqëm mirë. Nuk kam komente për atë ndeshje, pasi kishim shumë pak shanse të kualifikoheshim, jo për shkak të lojës, por për arsye të tjera, të cilat i patë të gjithë.
Çunave u thashë të mbajnë kokën lart dhe të shohin përpara, pasi bënë një ndeshje shumë të mirë. Luajmë ndaj Teutës me të cilën kemi pikë të barabarta, në një ndeshje ku përballen sulmi më i mirë me mbrojtjen më të mirë të kampionatit. Kemi një ecuri thuajse të njëjtë dhe mendoj se do të jetë shumë e luftuar si ndeshje.
Unë edhe pas ndeshjes nuk e citova fare arbitrin, pasi të gjithë si klub nuk duam të merremi me ta, megjithatë kur gabimi përsëritet disa herë, është faj. Fokusi ynë është që ne t’i japim sa më pak mundësi arbitrit të bëhet faktor.
Do të jetë një përballje e vështirë dhe do të ketë dyluftime shumë të forta mes dy ekipeve dhe në të dy fazat e lojës. Jemi të gjithë gati për këtë ndeshje, përveç Ferhan Hasanit, i cili do të jetë në pankinë, por nuk besoj se do të luajë, pasi nuk është rikuperuar ende plotësisht”, deklaroi Daja.
KOHA JONË SONDAZH

