De Biasi frenon Ronaldon por jo Portugalinë, Franca ndalet ndaj Ukrainës (VIDEO)
Mbrëmjen e sotme janë luajtur ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës. Franca nuk shkoi më shumë se një barazim në sfidën ndaj Ukrainës. Griezmann zhbllokoi rezultatin që në minutën e 19-të, por në minutën e 57-të, Kimpembe realizoi autogol.
Portugalia e Cristiano Ronaldos fitoi minimalisht 1-0 ndaj Azerbajxhanit të Gianni De Biasit stadiumin e Juventusit. Sfidën e vendosi një autogol i Medvedev në minutën e 36-të, ndërkohë që mungoi shenja e CR7 në këtë sfidë dhe për shkak të vendosjes shumë të mirë nga De Biasi.
Çekia mori një fitore tenistike 6-2 ndaj Estonisë, ndërkohë që Belgjika mundi 3-1 Uellsin, me gola të De Bruyne, Thorgan Hazard dhe Lukakut nga pika e bardhë. /R.Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

