De Biasi paralajmëron largimin nga Shqipëria

Gianni De Biasi rikthehet të flasë sërish për mediat pak kohë përpara ndeshjes me Israelin. Trajneri i Kombëtares kuqezi ka folur për ndeshjen ku do të kërkojë 3 pikët, por pa harruar edhe rivalitetin mes Strakoshës dhe Berishës për vendin e titullarit.

“Nuk jemi mirë në klasifikim dhe duhet të paraqitemi mirë, që nga ndeshja me Izraelin, që është shumë e fortë dhe e vështirë si nga aspekti logjistik, ashtu dhe nga kundërshtari. Janë të fortë, por ne shkojmë për të marrë 3 pikët që Izraeli na mori këtu.

Balotazh këtë herë nuk ka, sepse Berisha është i pezulluar, ndërsa për të ardhmen do të flasim. Me rëndësi është të kemi futbollistë që luajnë rregullisht. Thomas Strakosha ka qenë impresionues në sezonin e parë. Madje, ai i ka marrë vendin Marchettit në një skuadër si Lazio që në moshën 22-vjeçare.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, De Biazi foli edhe për stadiumin e ri ku bëri një deklaratë disi të çuditshme. “Në rast se nuk do të jem në krye të ekipit kur të inaugurohet stadiumi i ri, më ftoni dhe do të vij të shoh ndeshjen.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?