De Biasi refuzon Palermon, Trajneri kuqezi i ka thënë jo ofertës së Zamparinit

Emri i trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni de Biasi është i destinuar të dalë në sipërfaqe sa herë një skuadër, sidomos italiane gjendet në krizë dhe është në prag të ndryshimeve në stol. Kësaj here është rradha e Palermos. Disfata ndaj Lazios i ka lëkundur tej mase pozitat e trajnderit De Zerbi i cilit shumë shpejt do ti komunikohet largimi nga ky post. Në këtë pikë mediat italiane raportojnë se presidenti gjaknxehtë i siçilianëve Maurizio Zamparini ka kryer dy telefonata, me Eugenio Corinin dhe Gianni de Biasin. Ish trajneri i Chievos mbetet opsioni kryesor, duke qënë se tekniku i kuqezinjve ka refuzuar propozimin e presidentit të klubit palermitan.

Teksa tekniku 60 vjeçar është vetë-ofruar në shumë raste, kësaj rradhe nuk është tërhequr nga stoli i Palermos, sidomos duke llogaritur karaterin jo ideal të Zamparinit, i cili nuk e ka problem  të shkarkojë shumë shpejt nëse rezultatet nuk vijnë, por edhe situatën aktuale ku ndodhet skuadra siciliane e cila mban vendin e fundit në Serinë A.

Duke iu referuar edhe një herë mediave italiane, një alternativë e pëlqyeshme për De Biasin do ishte pankina e Deportivo Alaves, por për momentin nuk ka mbërritur asnjë ofertë konkretet nga Spanja. Nëse vjen atëherë do të merret seriozisht në shqyrtim nga ana e teknikut italo-shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që pak kohë më parë emri i De Biasit u përmend mes alternativave për të marë drejtimin e Interit pas shkarkimit të Franck de Boer.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?