De Biasi rrëfen pengun e tij nga “Euro 2016”, sqaron dhe sherrin me Xhakën

Ish-trajneri i kombëtares, italiani Gianni De Biasi ka treguar në një intervistë për “Top Story” se kush ishte pengu i tij në Europianin e Francës, ku Shqipëria mori pjesë për herë të parë dhe sigurisht një meritë të madhe ka edhe ai.

“Më vjen shumë keq që humba ndaj Zvicrës në ndeshjen debutuese. Ndeshje shumë e ndjerë nga ne. Një ndeshje shumë e veçantë, shumë e çuditshme. Ishin në fushë dy vëllezërit Xhaka dhe me shumë lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare kundërshtarë. Megjithatë, me atë që u pa në fushë, fakti që kemi luajtur thuajse një orë me 10 lojtarë, si dhe rasti i Sadikut dhe i Gashit mund të kishim administruar më mirë lojën, sidomos rasti i Gashit, që ishte një rast i pabesueshëm. Ishte ajo pjesë që na ktheu në shtëpi. Por, skuadra filloi të ndjente dhe duhet të rrinte në atë turne. Ishte pjesa e parë shumë produktive e skuadrës tonë”, u shpreh De Biasi.

Më tej ai ka sqaruar seasnjëherë nuk ka pasur problem me asnjë lojtar, po ashtu edhe me Xhakën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Problemi është që trajneri bën një detyrë të tillë, jo fort komode dhe kërkon të përcjellë dhe të mbajë në gjendje të mirë 23 lojtarë. 11 vetë luajnë, të tjerët duhet të ulen në pankinë. Nëse dikush mendon se e kam personale, atëherë ka probleme me veten e tij. Duhet një skuadër e bashkuar, duhet të jetë e tillë. Nëse dikush mendon se është më i mirë se të tjerët, këtë duhet ta tregojë në fushë. Unë edhe mund të gaboj tek zgjedhjet e mia, por zgjedhjet e mia duhet të respektohen dhe të pranohen. Natyrisht, edhe ata që hyjnë si zëvendësues janë të kënaqur dhe ai që del nuk është i kënaqur. Nuk mund të kemi dy sjellje, tjetër ku luajmë dhe tjetër kur nuk luajmë. Të gjithë janë lojtarë që duan të ndihmojnë skuadër”, tha De Biasi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tekniku italian tha se edhe Xhaka është si shumë lojtarë të tjerë që bëjnë pjesë në Kombëtaren tonë, ndërsa tregon edhe arsyet e lënies në stol.

“Pas ndeshjes me Zvicrën ai luajti pak me Francën dhe nuk luajti kundër Rumanisë si titullar. Më pas, nuk luajti titullar me Maqedoninë, Lihtenshtejnin. Me këtë të fundit ishte zgjedhje teknike se pas tre ditësh kishim ndeshje me Spanjën dhe e lashë jashtë që të luante titullar me Spanjën. Në ndeshjen kundër Italisë, kundër Izraelit në Elbasan, kundër Italisë nuk mendova ta hidhja si titullar sepse kemi disa instrumente që quhen GPS dhe sa i përket çështjes fizike, kishte një kondicion fizik më inferior se të tjerët. Kjo ka qenë arsyeja”, tha ish-trajneri i Kombëtares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?