De Ligt: Nuk dua të them se Reali ka gjithmonë me vete arbitrat, gabimi bëri diferencën

Real Madrid siguroi një biletë për në finalen e Champions League teksa spanjollët eliminuan në një gjysmëfinale dramatike në Santiago Bernabeu, Bayern Munich..

Ndërkohë, në shtesë bëri të diskutohej shumë një episod kur De Ligt shënoi për Bayern, por goli u anulua pasi më parë aksioni u ndal për një pozicion jashtë loje. Pas sfidës, De Ligt theksoi se gabimi i arbitrave bëri diferencën ndërsa shtoi se Real Madrid nuk dorëzohet kurrë edhe kur duket i mundur.

“Nuk dua ta them që Reali ka gjithmonë arbitrat në krahun e vet, por një gabim i arbitrave bëri diferencën. Anësori më kërkoi falje dhe më tha se gaboi. Kjo është e turpshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pastaj e vërteta është se Reali nuk dorëzohet kurrë. Kur mendon se ata janë të “vdekur”, ata rikthehen sërish në ndeshje dhe të japin një goditje. Ja përse kanë 14 Champions League”, u shpreh De Ligt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?