Deklarata “bombë” e Vidal: Te Barcelona ka vetëm 13 futbollistë profesionistë!

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal ka goditur klubin e tij aktual Barcelonën, duke thënë se ka 13 futbollistë profesionistë, pasi ka shumë futbollistë të rinj që janë në ekipin e parë nën mbështetjen e Messit. Klubi katalanas është në krizë pas një sezoni pa trofe, i shoqëruar nga humbja tronditëse e çerekfinales së Ligës së Kampionëve 8-2 ndaj Bayern Munich në fillim të këtij muaji.

Trajneri Ronald Koeman po planifikon një rregullim të skuadrës, duke përfshirë largimin e shumë futbollistëve më përvojë Luis Suarez, Ivan Rakitic dhe Sergio Busquets. Kiliani ndërkohë pretendon se katalanasit kanë nevojë për më shumë lojtarë cilësorë në vend të lojtarëve të akademisë.

“Barcelona duhet të ndryshojë mënyrën e të menduarit. Futbolli ka ndryshuar shumë dhe ADN e klubit është lënë pas, pasi shumë klube janë përmirësuar në shumë aspekte. Futbolli është më shumë fizik, shumë i varur nga fuqia dhe shpejtësia, dhe pjesa teknike është më pak e rëndësishme. 3 vitet e fundit nuk kanë qenë ashtu si Barcelona e meriton. Ekipi më i mirë në botë nuk mund të ketë 13 futbollistë në botë. Nuk mund të fitosh gjithmonë vetëm me ADN”, deklaroi Vidal në një deklaratë në Youtube. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP