Del Piero: Ronaldo e teproi me hedhjen e shiritit!

Alessandro Del Piero kritikon sjelljen e Cristiano Ronaldos në përfundim të ndeshjes Serbi-Portugali 2-2. Ylli portugez pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit holandez, në momentin që po dilte nga fusha, hodhi në tokë shiritin e kapitenit.

“Ky është një reagim i tepërt për dikë që është kapiten i ekipit dhe përfaqëson një figurë ikonike si ai. Hedhja e shiritit ishte e tepërt. Gjithashtu e kuptoj momentin, rëndësinë e ndeshjes dhe ambicien personale që ai vendos në gjithçka që ai bën”, deklaroi Del Piero.

Në fakt, episodi i ndeshjes së zhvilluar në “Marakana” të Beogradit ka qenë temë kryesore e ditëve e fundit. Gjyqtari Danny Makkelie, në një prononcim për portugezen “A Bola”, pranoi gabimin dhe rrëfeu si ka kërkuar ndjesë trajnerit Santos dhe ekipit portugez për atë që ndodhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?