Derbi i humbur, Jose Mourinho rrezikon shkarkimin nga Fenerbahçe
Derbi i humbur kundër Beshiktashit të Ernest Muçit dhe Milot Rashicës la shenjë te Fenerbahçe. Në Turqi ka nisur të diskutohet shkarkimi i trajnerit Zhoze Murinjo. Fenerbahçe mund ta marrë vendimin ekstrem prej kësaj të enjteje, nëse skuadra nuk fiton përballjen me Athletik Bilbao-n në Europa League. Aventura e Murinjos në stolin e gjigandëve të Stambollit mund të përfundojë përpara kohe, pas shkëputjes në kampionat dhe eliminimit të parakohëshëm nga Kupa e Turqisë. Nëse Fenerbahçe dështon të kualifikohet në një të tetat e Europa League, sezoni do të cilësohej i dështuar dhe largimi i portugezit do të jetë i pashmangshëm.