Derbi i Italisë/ Zbulohen formacionet zyrtare të Juventusit dhe Interit

Sonte në mbrëmje do të luhet Derbi i Italisë që vendos përballë Juventusin dhe Interin. Skuadra bardhezi kërkon vazhdimësinë nën drejtimin e Motta-s për të arritur në zonën Champions, ndërkohë që zikaltrit synojnë të marrin kreun me një fitore të mundshme.
Kur mbeten dhe pak minuta nga fillimi i super duelit të dy trajnerët kanë zbuluar dhe formacionet zyrtare. Juventus do të luajë me formacionin 4-2-3-1. Koopmeiners dhe Thuram do të jenë dyshja e mesfushës, ndërkohë që para tyre do të jenë Conceicao, McKennie dhe Nico Gonzalez. Në sulm konfirmohet Kolo Muani.
Në krahun tjetër Interi kundërpërgjigjet me skemën 3-5-2. Mesfusha do të jetë e mbipopulluar me Calhanoglu, Barella dhe Mkhitaryan. Në sulm do të jetë dyshja Lautaro dhe Taremi. /R.Lika-Koha Jonë/