Deschamps sqaron arsyen se përse la jashtë listës Theo Hernandez

Theo Hernandez vijon të bëjë paraqitje mjaft të mira me fanellën e Milanit për të dytin sezon radhazi, megjithatë kjo duket se nuk mjafton për të fituar një vend në kombëtaren franceze, pasi edhe këtë herë Didier Deschamps e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve. Në konferencën për shtyp, tekniku i “gjelave” shpjegoi edhe arsyet pse nuk e ka grumbulluar mbrojtësin kuqezi.

“Në rolin ku luan Theo Hernandez ka shumë konkurrencë. Asnjë futbollist nuk mund të përfitojë vetëm nga fakti që luan në një klub me vëmendje të madhe mediatike. Nuk do të ishte e drejtë të penalizonim Digne për këtë arsye. Ai po bën gjëra të mëdha qoftë me ne, qoftë me Evertonin, por shumë e nënvlerësojnë dhe më vjen keq për këtë”, deklaroi Deschamps.

Theo Hernandez u transferua te Milani në verën e 2019-ës, teksa numëron 71 ndeshje e 12 gola të shënuar në të gjithë kompeticionet.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?