Dëshmia se Messi ecën në fushë, tërbohen fansat e Barcelonës (VIDEO)
Lionel Messi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin, teksa deri më tani nuk ka shënuar asnjë gol me aksion. Të 5 golat e realizuar janë me 11-metërsh, një tregues i rëndësishëm për formën aspak të mirë.
Ylli argjentinas nuk është shquar asnjëherë për shpirtin e sakrificës, pasi shumë ndeshje i kalon duke ecur në fushë, kur topi është te kundërshtarët. Një episod i tillë është vërejtur edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Dinamos Kiev.
Fakti që nuk e ndihmon aspak skuadrën ka mërzitur së tepërmi që e kanë akuzuar për mungesë dëshirë, ndërkohë që disa të tjerë kanë shkuar edhe më tej, duke e cilësuar si arrogantë. /R.Lika-Koha Jone/
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) November 5, 2020


KOHA JONË SONDAZH

