Dhimbje koke për Mourinho: Heung-Min Son do operohet, ja sa qëndron jashtë

Jose Mourinho ka marrë një lajm jo të mirë pas fitores kundër Aston Villa. Sulmuesi Heung-Min Son ka pësuar një frakturë dhe do të mungojë për disa javë, sikurse edhe ka njoftuar klubi londinez përmes rrugëve zyrtare të informimit.

“Heung-Min Son do t’i nënshtrohet një operacioni këtë javë, pasi ka pasuar një frakturë në krahun e djathtë. Lojtari i Koresë së Jugut pësoi një lëndim gjatë fitores tonë kundër Aston Villa të dielën.

Pas operimit, stafi ynë mjekësor do të shikojë opsionet për rehabilitimin e Son, i cili do të qëndrojë jashtë për disa javëve”, thuhet në komunikatën e Tottenham, që gjatë kësaj periudhe po vuan edhe mungesën e Harry Kane, po për shkak dëmtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?