Dikur rivalë në garën për FSHF, Duka: Lamtumirë Bashkim, dha kontribut të rëndësishëm në sport!
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka reaguar për ndarjen nga jeta të politikanit të njohur Bashkim Fino. Ish-rivali i tij në zgjedhjet për në krye të futbollit, ndërroi jetë për shkak të Covid, ndërkohë që Duka e ka cilësuar si një person që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në sport.
“Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe njeriut publik Bashkim Fino, më ka sjelle hidhërim të veçantë. Ai përpos kontributeve të veçanta dhe të vlerësuara në politikë, ka qënë një dashamires i veçantë i futbollit.
Një personazh i veçantë i politikës, që gjithmonë nuk ka munguar të jetë i pranishëm në stadium apo për të dhënë kontributin e tij për të mirën e kësaj loje të mrekullueshme.
Në këtë moment të vështirë për familjen dhe miqtë e tij të shumtë, gjej rastin t’i shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.
Lamtumirë Bashkim, lamtumirë mik, familjar dhe dashamirës i madh i futbollit!”, ka shkruar Duka në rrjetet sociale.
Lamtumirë i dashur Bashkim!
Përtej trishtimit, që sjell çdo humbje, lajmi për largimin nga jeta të politikanit dhe…
Posted by Armand Duka on E hënë, 29 Mars 2021
KOHA JONË SONDAZH

